Kushtet e rënda - Gruaja shkon për ta shitur unazën, veprimi i shitësit ka mahnitur botën

Kushtet e rënda - Gruaja shkon për ta shitur unazën, veprimi i shitësit ka mahnitur botën

Bota September 19, 2019 - 17:59
Detajet

Kjo ngjarje mund të jetë një provë se në botë ekzistojnë shumë njerëz të mirë.

Një grua në Dallas hyri në një dyqan bizhuterish për ta shitur unazën e saj.

Kjo unazë ishte dhuratë me vlerë të madhe nga e ëma e saj, por gruas i duheshin para për të mbyllur hargjimet e muajit.

Ajo i kërkon shitësit ta vlerësoj unazën dhe derisa ai e pyet se për çfarë arsye po e shet atë unazë.

Gruaja i tregon arsyen bashkë me faktin se unaza ishte dhuratë nga nëna e saj.

Djaloshi që ishte me prejardhje nga Siria e vlerëson unazën dhe i jepë gruas paratë bashkë me unazen pasi që ishte dhuratë nga e ëma.

Shitësi që ka mahnitur botën dëgjohet duke i thënë se nëse ajo ka nevojë për para përsëri le të vijë prap “t’ia shesë”, unazën atij.