Zgjerohet hetimi për rastin 'Reket' në Maqedoni, arrestohen bashkëpunëtorët e Jovanovskit

Zgjerohet hetimi për rastin 'Reket' në Maqedoni, arrestohen bashkëpunëtorët e Jovanovskit

Bota tetor 09, 2019 - 20:34
Detajet

Është arrestuar edhe zëvendësja e “BOKI 13” në organizatën e këtij të fundit, Jasna Mandiq si e dyshuar e re për rastin “Reket”, e cila është dërguar në Gjykatën Penale. Jozyrtarisht mësohet se është arrestuar edhe babai i “Boki 13” si i dyshuar, megjithatë një gjë e tillë ende nuk është konfirmuar nga organet e rendit.

Prokuroria për Mandiq ka kërkuar paraburgim, ndërkaq mbetet e paqartë se çfarë do të ndodhë me babin e “Boki 13”.

Sot u bë e ditur se Vilma Ruskoska ka zgjeruar  hetimin për rastin “Reket”. Katër të dyshuar tjerë së bashku me Boki 13 janë cak i hetimit për mashtrim dhe larje parash përmes Organizatës humanitare “Lidhja Ndërkombëtare”, themelues i së cilës është  Bojan Jovanovski.

Përveç Boki 13, të dyshuar janë edhe Jasna Mandiq- nënkryetare e OJQ-së, i ati i saj, asistentja personale, por edhe nënkryetarja e Parlamentit, Frosina Remenski. Sipas aktakuzës, deputetja e LSDM-së ka pasur rol të veçantë gjegjësisht, ka shkuar nëpër takimet e Boki 13 që të lihet përshtypja se pas projekteve që i ofron OJQ-ja e Jovanovskit, qëndron qeveria.

Organizata humanitare ka tërhequr rreth 1 milionë euro nga dy biznesmenë kinse për projekte për shtëpi pleqsh.