Gratë kurde u shkruajnë grave në mbarë botën: Na ndihmoni!

Gratë kurde u shkruajnë grave në mbarë botën: Na ndihmoni!

Bota October 16, 2019 - 15:13
Detajet

Gratë kurde që janë të vendosura në veri të Sirisë, i kanë dërguar një letër prekëse të gjithë grave në mbarë botën, pas sulmeve të Turqisë, ku qindra kanë vdekur deri më tani.

”Të gjitha grave dhe njerëzve të botës që e duan lirinë”-është titulli i letrës së hapur që është shpërndarë në mediat botërore.

“Si gra nga kultura të ndryshme dhe besime nga trojet antike të Mesopotamisë, ne po ju dërgojmë përshëndetjen tonë më të ngrohtë për ju.

Ne ju bëjmë thirrje që të bashkoheni me Ditën Globale të Veprimit në 12 Tetor për të ndaluar luftën e pushtimin nga Turqia në Siri, dhe për të kapërcyer fashizmin dhe patriarkatin në të gjithë botën!

Image

“Ju shkruajmë nga mesi i luftës në Sirinë verilindore, të detyruara nga shteti turk, në tokën ku jemi autoktonë”, vijon letra e grave turke.

“Kemi tri ditë që u rezistojmë bombardimeve dhe kemi parë se si nënat janë shënjestruar nëpër shtëpitë e tyre nga bombardimet, teksa kanë qenë duke dalë nga shtëpia për të blerë bukë. Kemi parë bombën të shkërmoqë këmbën e një vajze shtatë vjeçe, bombë që vrau vëllain e saj 12 vjeç.

Image

Po shohim se si kishat e krishtera po bombardohen e po vriten motrat e vëllezërit tanë të krishterë, paraardhësit e të cilëve u mbijetuan gjenocidit të vitit 1915, e tani vriten nga ushtria e perandorisë së re osmane të Erdoganit. Dy vite më parë pamë se si shteti turk ndërtoi një mur 620 km të gjatë përgjatë kufirit, për të detyruar ndarjen e vendit tonë e për të mos i lejuar refugjatët të futen në Europë”, thonë ato, teksa u bëjnë thirrje vendeve perëndimore për ndihmë, duke thënë se vetë do të vazhdojnë të luftojnë deri në fund.

Tani, ne jemi dëshmitarë se tanket e shtetit turk, ushtarët dhe grupet vrasëse xhihadiste kanë hequr një pjesë të murit për të pushtuar qytetet dhe fshatrat tanë.

Ne jemi dëshmitarë të sulmeve ushtarake.

Image

Ne jemi dëshmitarë se si lagjet, fshatrat, shkollat, spitalet dhe trashëgimia kulturore e Kurdëve, Ezidëve, Arabëve, Sirianëve, Armenëve, çeçenëve, Circerkezëve, Turkmenëve dhe kulturave të tjera që jetojnë këtu janë në shënjestër të sulmeve ajrore dhe zjarrit të artilerisë tuke. Ne jemi dëshmitarë se si mijëra familje detyrohen të ikin nga shtëpitë e tyre për të kërkuar strehim pa pasur një vend të sigurt për të shkuar. Për më tepër, ne jemi dëshmitarë të sulmeve të reja të komandave vrasëse të ISIS në qytete si Raqqa, e cila u çlirua nga regjimi i terrorit të Shtetit Islamik dy vjet më parë me luftën e përbashkët të popullit tonë. Edhe një herë, ne jemi dëshmitarë të sulmeve të përbashkëta ushtarake të ushtrisë turke dhe mercenarëve të tyre xhihadistë kundër Serêkani, Girêsipi dhe Kobane. Këto janë vetëm disa nga incidentet me të cilat kemi hasur që kur Erdogan e shpalli luftën në 9 tetor 2019.

Si gra, ne jemi të vendosur të luftojmë derisa të arrijmë fitoren e paqes, lirisë dhe drejtësisë. Për të arritur qëllimin tonë, ne mbështetemi në solidaritetin ndërkombëtar dhe luftën e përbashkët të grave dhe të gjithë njerëzve që e duan lirinë. “-përfundon letra prekëse e grave kude, shkruan dritare.net

Gratë kurde në letër kanë edhe disa kërkesa për botën perëndimore që janë:

*Ndaloni menjëherë pushtimin dhe okupimin nga Turqia në Sirinë Veriore dhe Lindore menjëherë.

* Krijoni një Zonë të Mos-Fluturimit për mbrojtjen e jetës së njerëzve në Sirinë Veriore dhe Lindore

* Parandaloni krimet e mëtutjeshme të luftës dhe spastrimin etnik nga forcat e ushtrisë turke, ISIS, El Nusra dhe organizata të tjera vrasëse xhihadiste

* Sigurimi i dënimit të të gjithë kriminelëve të luftës sipas ligjit ndërkombëtar

* Ndaloni tregtinë e armëve me Turqinë

* Zbatimi i sanksioneve politike dhe ekonomike kundër Turqisë

* Të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për një zgjidhje politike të krizës në Siri me përfaqësimin dhe pjesëmarrjen e të gjitha bashkësive të ndryshme kombëtare, kulturore dhe fetare në Siri ./Dritare.net

Image