Donald Trump kërkon edhe vetë të shkarkohet si president i ShBA-ve

Donald Trump kërkon edhe vetë të shkarkohet si president i ShBA-ve

Bota October 16, 2019 - 15:40
Detajet

Presidenti amerikan Donald Trump ka bërë ndoshta postimin më bizar në Twitter duke kërkuar literalisht që të shkarkohej nga detyra e presidentit.

Dhe këtë nuk e ka bërë në mënyrë subtile e të tërthortë, por me fjalë eksplicite ka shkruar “Shkarkojeni presidentin” [ang Impeach the President].

Ai fillimisht shkroi se sa mirë po funksiononte ekonomia amerikane gjatë mandatit të tij, dhe se si ishte rritur numri i punësimit në ShBA më shumë se asnjëherë tjetër në histori.

Por, fjalia e fundit e shkruar prej tij ka bërë që ky status të jetë viral.

 

Mësojmë që Trump tashmë është duke u përballur me hetimin për shkarkim nga Kongresi pas presionit që i kishte bërë presidentit ukrainas për të gjetur prova për korrupsion nga rivali i tij demokrat, Joe Biden.

Trump i ka mohuar këto akuza në mënyrë mizore, duke iu bërë thirrje të hapur shteteve të huaja që të gjenin prova për rivalin e tij demokrat ose të birin, Hunter Biden. Ndërkohë, edhe opinioni publik në ShBA ka ndërruar qëndrim në javët e fundit duke e mbështetur shkarkimin e presidentit të 45 të ShBA-ve. /Periskopi