Forcat kurde thonë se janë të gatshme të respektojnë armëpushimin

Forcat kurde thonë se janë të gatshme të respektojnë armëpushimin

Bota October 18, 2019 - 09:15
Detajet

Mazloum Abdi, komandanti i Forcave Demokratike Siriane (SDF), tha për mediat kurde se forcat e udhëhequra nga kurdët do të respektonin marrëveshjen e armëpushimit.

“Shtrirja e armëpushimit kap pjesën e rreth 100 km përgjatë kufirit Siri-Turqi nga qyteti Tel Abyad deri në Ras al-Ain”, i tha ai Ronahi TV.

“Ne nuk e kemi diskutuar fatin e zonave të tjera” tha ai në gjuhën kurde duke iu referuar pjesëve të verilindjes ku Turqia dëshiron të krijojë atë që e quan zonë të sigurt.

“Ne do të bëjmë gjithçka që mundemi për suksesin e marrëveshjes së armëpushimit”, tha Abdi duke e përshkruar atë si një “marrëveshje provuese”, shkruan Al Jazeera.