Kërcënimi amerikan me sanksione, Serbia thotë se do t’i blejë raketat S-400 nga Rusia

Kërcënimi amerikan me sanksione, Serbia thotë se do t’i blejë raketat S-400 nga Rusia

Bota nëntor 06, 2019 - 16:16
detajet

Edhe përkundër paralajmërimeve të SHBA’së për sanksione, Serbia dhe Rusia do ta vazhdojnë bashkëpunimin ushtarak dhe shitblerjen armëve.

Siç ka shkruar agjencia e lajmeve TASS brenda disa muajve të ardhshëm Rusia do të dorëzojë në Serbi një sistem të sofistikuar të raketave ani-aeroplan.

Ky sistem i quajtur Pantsir-S do t’i dorëzohet Serbisë “në përputhje me kontratën të cilët e kanë nënshkruar të dy vendet”, transmeton Gazeta Express.

Lidhur me mundësinë e vendosjes së sanksioneve për Serbinë për shkak të blerjes së armëve të rënda nga Rusia, kishte paralajmëruar Përfaqësuesi Special i SHBA’së për Ballkanin Perëndimor, Matthew Palmer.

“Shpresojmë që partnerët tanë serbë të jenë të kujdesshëm në lidhje me çdo transaksion të këtij lloji,” tha Palmer në një intervistë për televizionin maqedonas Alsat M.

E lidhur me këto paralajmërime të amerikanëve për sanksione kanë folur edhe kreu i shtetit serb, Aleksander Vucic, dhe ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Dacic.

“Serbia po armatoset vetë sepse është një vend i lirë i rrethuar nga vendet anëtare të NATO-së me të cilat ne duam të kemi miqësi”, kishte thënë Vucic duke shtuar se nuk do të lejojë që Serbia “të jetë aq e dobët sa kishte qenë në vitet e 90-ta”.

Ndërkohë kishte thënë se dëshiron të shmang çfarëdo sanksioni apo konfrontimi me Amerikën.

 E shefi i diplomacisë serbe, Ivica Dacic, ka thënë se “nuk jemi aq budallenj sa të mos e dijmë se çfarë është e lejuar e çfarë jo”, teksa ka folur për blerjen e armëve të rënda nga Rusia.

Kishte reaguar edhe kryeministri në detyrë i Kosovë, Ramush Haradinaj, i cili kishte bërë thirrje që Serbia të ndalë një çmenduri të tillë para se të jetë vonë.