Gjermani: Arrihet marrëveshja për pensione, shmanget kriza qeveritare

Gjermani: Arrihet marrëveshja për pensione, shmanget kriza qeveritare

Bota November 10, 2019 - 20:37
Detajet

Qeveria gjermane ka arritur një kompromis për rritjen e pensioneve për pensionistët me të ardhura të ulëta. 

Marrëveshja garanton një pension bazë për punëtorët me të ardhura të ulëta pas muajve të tensioneve për këtë çështje, e cila ka mund të sjellë krizë në qeveri.

Anëtarët e koalicionit qeverisës, përfshirë kancelaren Angela Merkel dhe ministrin e Financave Olaf Scholz, arritën një marrëveshje gjatë bisedimeve që zgjatën më shumë se gjashtë orë, raporton Reuters.

Një pension bazë do të jetë një shtesë për pensionet, e cila duhet të sigurojë që ata që marrin të ardhurat më të ulëta janë në gjendje të mbulojnë shpenzimet bazë të jetesës mujore.

Plani i Qeverisë gjermane do të mbulojë gjithashtu punonjësit me të ardhurat më të ulët, të cilët kujdesen për fëmijët ose të afërmit, pa specifikuar detaje.