Gënjeu autoritetet që është nënë e vetme dhe nuk mund të ecë, kapet mat duke kërcyer

Gënjeu autoritetet që është nënë e vetme dhe nuk mund të ecë, kapet mat duke kërcyer

Bota November 11, 2019 - 12:41
Detajet

Nasren Ahtar që është më prejardhje nga India por që jeton në Britani të Madhe, është dënuar dy vite burgim pasi është konstatuar se kishte gënjyer zyrtarët e mirëqenies sociale, duke përfituar në mënyrë të kundërligjshme hiq më pak se 260 mijë funte (rreth 300 mijë euro).

Nga periudha 2002 deri më 2013, mbi bazën e pretendimit se është “nënë vetushqyese dhe se ka probleme në të ecurit dhe që vuan nga sëmundje të ndryshme”, ka përfituar shuma të majme nga shteti, transmeton Telegrafi.

Por, autoritetet e mirëqenies sociale kishin dyshuar në pretendimet e saj, kështu filluan hetimet ndaj 50-vjeçares. Dhe një ditë policia u fut në apartamentin e saj, ku është kapur në shtrat me një mashkull, e më pas duke vallëzuar me familjarët e saj në një aheng.

Megjithatë edhe pse i mohonte kategorikisht akuzat që rëndonin mbi të, Nasren gjatë 7 tetorit ka pranuar në gjyq se kishte mashtruar autoritetet.

Gjatë hetimeve është konstatuar se ajo ka gënjyer duke u thënë zyrtarëve se ka nevojë për para që të paguaj qiranë, por në fund u konstatua se ajo është pronare e shtëpisë ku jeton.