Gjenerali britanik paralajmëron: Rusia mund të fillon Luftën e Tretë Botërore

Gjenerali britanik paralajmëron: Rusia mund të fillon Luftën e Tretë Botërore

Bota nëntor 11, 2019 - 13:49
Detajet

Shefi i shtabit të mbrojtjes në Britani, Nick Cartet, tha se një epokë e re ‘’e armëve alternative’’, përfshirë energjinë, ryshfetin, korrupsionin, sulmet në internet, atentatet, lajmet e rreme, propagandën, do përbënin një kërcënim të madh sigurie.

Aii tha se karakteri i politikës dhe luftës po evoluon me shpejtësi, i nxitur nga përhapja e informacioni dhe shkalla e ndryshimit teknologjik.

‘’Konkurrentët tanë janë bërë mjeshtër në shfrytëzimin e shtresave, midis paqes dhe luftës.’’

Ai paralajmëroi se konteksti aktual strategjik dhe politik, ka bërë botën më pak të qëndrueshme ndaj luftërave botërore. ‘’Kërcënimet po shtohen, përhapen dhe intensifikohen me shpejtësi. Fusha e lojës globale karakterizohet me konfrontime të vazhdueshme, me kthimin e një epoke të mëparshme të konkurrencës së madhe të pushtetit.’’

‘’Shtetet ambicioze si Rusia, Kina dhe Irani po tregojnë se sfidojnë sigurinë, stabilitetin dhe prosperitetin tonë.Unë nuk po sugjeroj që kundërshtarët tanë dyuan të shkojnë në luftë, në përkufizimin tradicional të termit, por sjellja e pamatur dhe mungesa e respektit për ligjin ndërkombëëtar në lidhje me këto lloje të reja ‘’të armëve’’, rrezikojnë përshkallëzim.

Mesazhi i tij, erdhi pas frikës se Putin po përdor ndikimin  tij në rritje në të gjithë botën, për të mbledhur fuqi për shtetin rus me marrëveshje armësh, besnikëri politike dhe zgjerimin e zonave të ndikimit.Pastaj dërgimi i sistemit të raketave Pantsir-S, në Serbi pasi Moska forcoj lidhjet me administratën autokratike në Bëograd, të kryesuar nga presidenti Aleksandar Vucic.

Putin tashmë ka mbikëqyrur marrëveshjet e armëve me shtetet e Ballkanit, duke furnizuar ato me armë të ndryshme, si për luftën tokësore ashtu edhe për ajrore, përfshirë avionët luftarakë, helikopterë e tanke.