Pamje të një përleshjeje në palestër, përdoren edhe shufra metalike

Pamje të një përleshjeje në palestër, përdoren edhe shufra metalike

Bota November 14, 2019 - 23:52
Lexo Detajet

Momenti i rrahjes ndërmjet disa burrave në palestër është kapur në kamera nga disa dëshmitar.

Ngjarja ka ndodhur në një palestër në Angli, ku përveç grushteve, ishin përdorur edhe shufra metalike.

Një 17-vjeçar pësoi mavijosje si rezultat, si dhe një 27 vjeçar një prerje mbi pjesën e syrit, sipas policisë.

Nuk është bërë i ditur shkaku që solli deri në përleshje.