Kishte dhimbje koke dhe ra për të fjetur, 21-vjeçarja gjendet e vdekur nga nëna e saj

Kishte dhimbje koke dhe ra për të fjetur, 21-vjeçarja gjendet e vdekur nga nëna e saj

Bota nëntor 15, 2019 - 20:49
Detajet

Jessica Cain vetëm 21 vjeç, nga Gateshead, Angli është ndarë nga jeta krejt papritur.

Ajo ishte ankuar për një dhimbje koke përpara se të merrte paracetamol dhe të shkonte për të fjetur.

Por mëngjesin e ditës tjetër nëna e saj, Sheila Rowell, e gjeti 21-vjeçaren pa ndjenja në shtratin e saj.

Ajo ishte munduar ta zgjonte por ishte e pamundur, kishte lajmëruar ambulancën por asgjë nuk mund të bëhej për vajzën e saj.

Shkaku i vdekjes mësohet se ka qenë për shkak të një krize nga sëmundja e meningjitit.

Nga të afërmit, familja dhe miqtë, Jessica është përshkruar si një vajzë e mrekullueshme dhe me një zemër të madhe.

Nëna e saj shprehet: “Ajo ishte mahnitëse dhe gjithmonë e buzëqeshur dhe e lumtur”.