Tre djem të altarit thonë se janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë e Vatikanit

Tre djem të altarit thonë se janë abuzuar seksualisht nga priftërinjtë e Vatikanit

Bota November 16, 2019 - 12:57
Detajet

Tre burra, të cilët dikur kishin shërbyer si djem të altarit për Vatikanin kur ishin të rinj, kanë thënë se janë abuzuar seksualisht nga dy priftërinj kur ata shërbenin në kishë në vitet e tetëdhjeta dhe nëntëdhjeta.

Në kohën kur kishin ndodhur abuzimet e raportuara nga këta burra, rrëfimet e të cilëve do të transmetohen në një televizion italian të dielën, ata ishin të moshës nga 10 deri 14-vjeçare.

Këto akuza vijnë dy muaj pasi Vatikani deklaroi se do ta ndjekë penalisht atin Gabriele Martinelli, 28 vjeç, për dyshimet e abuzimit të disa djemve të altarit në vitin 2012.

Vatikani njoftoi në shtator se është duke e shqyrtuar edhe ndjekjen penale të një ish-rektori të shkollës kishtare, atin Enrico Radice, i cili akuzohet për dhënie të ndihmës në këto krime.

Kisha Katolike është përballur me mijëra akuza për abuzime seksuale në pjesë të ndryshme të botës, por hetimet e televizionit italian, të cilat filluan në vitin 2017, janë të parat që kanë të bëjnë me pedofilinë brenda mureve të Vatikanit.

Viktimat e dyshuara të këtyre sulmeve, që tashmë janë 37 dhe 40 vjeç, ishin bërë bashkë disa vjet më parë për t’i rrëfyer përvojat e tyre. Një person tjetër kishte bërë akuza të ngjashme, por kishte vendosur të mos bëhet pjesë e këtij hulumtimi nga televizioni italian, shkruan “The Guardian”.