Trump-i bën kontroll të paplanifikuar mjekësor, i zgjati dy orë

Trump-i bën kontroll të paplanifikuar mjekësor, i zgjati dy orë

Bota November 17, 2019 - 08:56
Detajet

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, i kaloi më shumë se dy orë në qendrën kombëtare mjekësore “Walter Reed” të shtunën për atë që Shtëpia e Bardhë tha se ishte kontroll i zakonshëm i shëndetit.

Megjithatë, kjo vizitë te mjeku nuk ishte në orarin zyrtar të presidentit dhe kontrolli i fundit që presidenti e kishte pasur nga mjekët ishte në muajit shkurt. Sekretarja për medie e Shtëpisë së Bardhë, Stephanie Grisham, tha se presidenti 73 vjeç do të jetë shumë i zënë në vitin 2020 dhe deshi të shfrytëzonte një fundjavë të lirë në Uashington për t’i filluar kontrollet mjekësore.

Ajo nuk saktësoi se cilat teste mjekësore i ka bërë presidenti ose pse kjo vizitë nuk është bërë publike paraprakisht. Kontrollet e mëparshme mjekësore të vitit 2018 dhe 2019 ishin bërë publike paraprakisht dhe ishin paraqitur në orarin zyrtar të kreut të Shtëpisë së Bardhë.

Grisham shtoi se presidenti Trump i ka bërë disa teste të shpejta dhe është në gjendje të mirë shëndetësore. “Presidenti vazhdon të jetë i shëndoshë, me energji dhe pa ankesa, siç është dëshmuar në performancat e tij të vazhdueshme para mijëra amerikanëve disa herë në javë”, tha ajo.

Ajo njoftoi se presidenti në spital është takuar me familjen e një pjesëtari të plagosur të forcave speciale në Afganistan. Në këtë rast, ai e falënderoi stafin mjekësor për kujdesin e jashtëzakonshëm që po ia ofron lufëtarëve të plagosur, shkruan “The Guardian”, transmeton Gazeta Express.