Protestuesit e Hong Kongut e qëllojnë me shtizë një polic

Protestuesit e Hong Kongut e qëllojnë me shtizë një polic

Bota November 17, 2019 - 12:28
Detajet

Një polic në Hong Kong është qëlluar me shtizë në këmbë të dielën gjatë përleshjeve pranë një kampusi universitar. Ky incident ndodhi kur situata e sigurisë në qytetin e kontrolluar nga Kina po del nga kontrolli.

Qindra protestues vendosën barrikada në rrugë dhe e sulmuan policinë me tulla në kampusin universitar në Hung Hom. Autoritetet u kundërpërgjigjën me gaz lotsjellës dhe kamionë me ujë.

Në kohën kur janë rritur tensionet, protestuesit kanë filluar të përdorin edhe shtiza kundër policisë. Mediet lokale raportuan se një polic u qëllua në këmbë gjatë një përleshjeje të dielën pasdite.

Sipas deklaratës së policisë, personi i qëlluar me shtizë ka vetëdije dhe është dërguar në spital për trajtim.

Image

Gjatë fundjavave të kaluara, protestuesit i kanë bllokuar rrugët dhe kanë shkaktuar pengesa të mëdha për zhvillimin e transportit publik.

Protestat në Hong Kong filluan para gati gjashtë muajve për shkak të një ligji kundërthënës për ekstradimin e qytetarëve në Kinë.

Në anën tjetër, Kina i ka dënuar këto protesta dhe i ka akuzuar shtetet perëndimore për nxitje të konfliktit dhe për ndërhyrje në çështjet e brendshme të qytetit me autonomi të kufizuar, shkruan “CNN”, transmeton Gazeta Express.