SHBA, bie numri i duhanpirësve në nivel rekord

SHBA, bie numri i duhanpirësve në nivel rekord

Bota November 17, 2019 - 21:37
Lexoni detajet!

Konsumimi i duhanit midis të rriturve amerikanë ka pësuar rënie në nivelin më të ulët të regjistruar ndonjëherë në vitin 2018 – 13.7%, sipas një raporti të publikuar nga Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve në SHBA.

Kjo përfaqëson një rënie prej afro dy të tretave qëkur CDC filloi të mbledhë këto të dhëna në vitin 1965.

“Kjo rënie e theksuar e pirjes së duhanit është arritja e një përpjekje të qëndrueshme dhe të koordinuar nga komuniteti i shëndetit publik dhe partnerëve tanë të shumtë”, tha drejtori i agjencisë Robert R. Redfield.

Raporti vlerësoi se 49.1 milionë të rritur në SHBA, ose gati 1 në 5, përdorën çdo produkt të duhanit në vitin 2018.

Cigaret ishin më të zakonshmet në 13.7%, pasuar nga purot, duhani që mbështjellet dhe puro të vogla të filtruara, të cilat u përdorën nga 3.9% e të rriturve.

Cigaret elektronike ishin produkti i tretë më i zakonshëm i duhanit i përdorur nga të rriturit, me 3.2%.