Papa nis turin në Azi, ndalesa e parë në Tajlandë

Papa nis turin në Azi, ndalesa e parë në Tajlandë

Bota November 20, 2019 - 08:55
Lexoni detajet!

Papa Françesku nis turin e ti 7 ditor në Azi, ku avioni papal u ndal fillimisht në Tajlandë për të takuar minoritetin e vogël katolik në vend. Me të mbërritur në aeroport ku pritej nga përfaqësia e Kishës Romano Katolike, Ati i Shenjtë kërkoi ta niste vizitën e tij me lutje.

“Miqtë e mi në Tajlandë dhe Japoni, para se të takohemi le të lutemi që dita të sjellë bekim dhe lumturi”, tha Papa.

Të shumtë ishin personat që ishin mbledhur në ambasadën e Vatikanit në Bangkok ku pritet të ribashkohet me familjen. Vizita pasohet në Japoni, të shtunën, nga ku pritet të japë edhe mesazhin e tij kundër aktiviteti bërthamor.