Profesori kapet ‘mat’ duke fotografuar mes këmbëve nxënësen e tij

Profesori kapet ‘mat’ duke fotografuar mes këmbëve nxënësen e tij

Bota November 20, 2019 - 09:17
Detajet

Një profesor i shkollës së mesme ka ngacmuar seksualisht një nxënëse të tij. Ai është kapur duke filmuar një nxënëse të shkollës në pjesët intime. Ndërkohë, që një skenë e tillë është filmuar nga një tjetër nxënës i kësaj klase.

Pas kësaj mësohet se mësuesi nga Ekuadori tani është pezulluar në pritje të një hetimi të nivelit të lartë mbi pretendimet e ngacmimit seksual.

Në video ai shihet duke përgatitur telefonin e tij celular dhe duke ulur krahun poshtë karriges së tij ndërsa nxënësja afrohet pranë tij duke mbajtur libra.

Ai pastaj lëviz telefonin e tij më afër dhe duket se e ngre atë më lart.

Media lokale në Ekuador raportojnë se departamenti i arsimit ka “aktivizuar të gjitha protokollet e nevojshme” dhe po heton çështjen ndërsa mbështesin studentët e prekur.

Ministria e Arsimit është duke punuar për çështjen dhe ka ritheksuar se ata kanë një politikë me tolerancë zero ndaj ngacmimit seksual. Klikoni për të parë VIDEON.