Shtetet e Bashkuara ndajnë 22 miliardë dollarë për 9 nëndetëse të reja

Shtetet e Bashkuara ndajnë 22 miliardë dollarë për 9 nëndetëse të reja

Bota December 03, 2019 - 15:21
detajet

Forcat detare amerikane e nënshkruan të hënën kontratën më të madhe në vlerë të 22.2 miliardë dollarëve për ndërtimin e nëndetëseve më të avancuara në botë.

Kontrata e shtrenjtë për nëntë nëndetëset me energji bërthamore, të cilat mund të përdoren për sulme ushtarake në det, vjen vetëm disa muaj pas paralajmërimit të shefit të forcave detare amerikane në Paqësor se Kina e ka pasuruar flotën detare, duke e bërë të vështirë përballjen e mundshme me këtë shtet.

Carl Schuster, ish-drejtor i operacioneve në Qendrën e Inteligjencës për Paqësorin Perëndimor, tha se marrëveshja për blerjen e nëndetëseve paraqet kundërpërgjigje ndaj rritjes së fuqisë ushtarake të Kinës.

“Forcat detare kineze janë duke u rritur dhe forcat amerikane duhet të kundërpërgjigjen. Kjo nuk e bën Kinën vend armik, por veprimet e saj duhet të përcillen”, tha Schuster.

Nëndetëset “Virginia” mund t’i luftojnë nëndetëset e armikut, anijet dhe mund të qëllojnë caqe në sipërfaqe tokësore. Ato janë 140 metra të gjata dhe mund t’i bartin 40 raketa njëkohësisht.

Këto mjete lundrimi mund të qëndrojnë larg porteve me muaj të tërë, sepse mund të sigurojnë vetë ujë dhe oksigjen për nevojat e ekuipazhit, shkruan “CNN”.