Mësuesja për fëmijë me nevoja të veçanta mbante lidhje me shokun 15-vjeçar të të birit

Mësuesja për fëmijë me nevoja të veçanta mbante lidhje me shokun 15-vjeçar të të birit

Bota December 04, 2019 - 14:53
Detajet

Policia amerikane e ka arrestuar një mësuese për fëmijë me nevoja të veçanta në Florida të Shteteve të Bashkuara nën dyshimin se ka kryer qindra herë marrëdhënie intime me shokun 15-vjeçar të djalit të saj.

Susan Weddle, 40 vjeçe, të hënën dha dorëheqje nga pozita e saj si specialiste e burimeve të mësimdhënies në rajonin Escambia, ku funksionon një shkollë për fëmijët me nevoja të veçanta.

Si pjesë e hetimeve, Departamenti për Fëmijë dhe Familje e mori në pyetje adoleshentin, i cili pranoi se ka kryer qindra herë marrëdhënie intime me mësuesen.

Lidhja e tyre kishte zgjatur më shumë se një vit dhe besohet se kishte filluar kur mësuesja dhe djaloshi ishin dehur pas një loje futbolli ku po luante i biri i saj, thuhet në raportin e policisë.

Djali i dyshuar tha se e bindi mësuesen Weddle që të shkojë në shtrat me të kur ishte e dehur. Ajo fillimisht e kishte kundërshtuar, duke thënë se një gjë e tillë është gabim, por më vonë ishte pajtuar.

“Weddle ishte partnerja e tij e parë dhe e vetme dhe ai besonte se është dashuruar në të”, thuhet më tej në raportin policor.

Policia thotë se këta dy persona ishin takuar për marrëdhënie intime në shtëpitë e tyre, në veturën e mësueses dhe në plazh.

Raportohet se ish-mësuesja ia kishte dhënë disa dhurata djaloshit, përfshirë një iPhone, një qafore dhe një byzylyk, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.