Tërmeti godet Italinë e Veriut

Tërmeti godet Italinë e Veriut

Bota December 09, 2019 - 12:52
detaje

Një tërmet me magnitudë 4.8 shkalla Rihter ka goditur veriun e Italisë në orët e para të mëngjesit të ditës sotme.

Sipas të dhënave nga Qendra Sizmologjike Mesdhetare Evropiane, tërmeti u regjistrua rreth orë 04:37 me epiqendër në Mugello me thellësi 9 kilometra apo 234 kilometra juglindje të Milanit dhe 26 kilometra në veri të Firences.

Lëkundjet e tërmetit janë ndierë në Firence, Milan, Pistoja, Bologna, Livorno, Pratto dhe Arezzo etj.

Me të dëgjuar tërmetin mijëra njerëz kanë dalë në rrugë duke u strehuar në makina.

Nga njoftimet disa shkolla në zonat e Firences, sidomos ato afër epiqendrës janë mbyllur për këtë të hënë ndërsa janë pezulluar disa linja trenash përfshirë edhe atë të shpejtësisë së lartë Firence-Bolonga për shkak se duhen verifikuar hekurudhat.

Po ashtu bëhet e ditur se tërmeti ka shkaktuar dëme të konsiderueshme në objekte fetare dhe godinat e vjetra në Mugello, San Piero dhe Borgo San Lorenzo.

Duhet theksuar se nga tërmeti i mëngjesit 4.8, deri me tani janë regjistruar mbi 20 paslëkundje por me intensitet më të vogël.