Deklarata e Putin që po habit gjithë botën: Paralajmëron një Srebrenicë të dytë

Deklarata e Putin që po habit gjithë botën: Paralajmëron një Srebrenicë të dytë

Bota December 11, 2019 - 09:37
Detaje

Presidenti rus, Vladimir Putin tha të martën se banorët e rajoneve të mbajtura nga seperatistët e Ukrainës lindore mund të jenë synim nga forcat qeveritare nëse Kievit i jepet kontroll i plotë mbi kufirin midis tyre dhe Rusisë.

Duke folur një ditë pas takimit të tij me presidentin ukrainas Volodymyr Zelenskiy, Puti evokoi kujtesën e masakrës së Srebrenicës në 1995, gjatë luftës në Bosnje.

”Ligji për amnisti ende nuk është miratuar. Ndërsa pala ukrainase vazhdon të këmbëngulë: ”na jep mundësinë për të mbyllur kufirin duke përdorur trupat tonat”.

Por unë mund të imagjinoj se çfarë do ndodhte më pas. Do të ndodhte Srebrenica e dytë”, tha Putin, duke iu referuar masakrës, në të cilën serbët boshnjakë vranë më shumë se 8000 muslimanë, e që cilësohet si masakra më e madhe në tokën evropiane, që nga Lufta e Dytë Botërore.

Konflikti në Ukrainën Lindore, duke goditur rebelët e mbështetur nga Moska kundër qeverisë së Ukrainës, ka lënë të vrarë më shumë se 13 mijë njerëz, dhe ka thelluar përçarjen në lindje-perëndim.

Gjatë takimit të tyre në Paris, Putin dhe Zelenskiy ranë dakord të shkëmbejnë të gjithë të burgosurit e mbetur nga konflikti, por shumë pyetje në lidhje me statusin e ardhshëm të rajonit mbeten pa përgjigje.