Kryeministri britanik fshihet në frigorifer që të shmangë intervistën

Kryeministri britanik fshihet në frigorifer që të shmangë intervistën

Bota December 11, 2019 - 16:37
Detaje

Kryeministri britanik, Boris Johnson, është fshehur në një frigorifer për të shmangur intervistat e gazetarëve të programit  ITV1 show.

Udhëheqësi i partisë Konservatore ka refuzuar në mënyrë të vazhdueshme që të shfaqet në këtë emision. Madje ndihmësi i tij ka përdorur dhe fjalë fyese që i tronditën drejtuesit e programit, Piers Morgan dhe Susanna Reid.

Për të mos u përballur me reporterët, Johnson, siç u tha, kishte hyrë në një dhomë të lëvizshme frigoriferike ndërsa ndodhej në Pudsey, West Yorkshire ku po ndihmonte në shpërndarjen e qumështit.

Ai kishte qëndruar në frigorifer për disa minuta. Burime nga partia e tij megjithatë i hodhën poshtë këto pretendime të moderatorit të njohur Morgan, duke thënë se shefi i ekzekutuvit nuk ishte fshehur, dhe se po konsultohej me këshilltarët e tij për intervistat e planifikuara.

Image
Image