Aksion anti-terror në Danimarkë: Policia arreston 20 persona
Bota
December 11, 2019 - 18:48
Detaje
Policia e Danimarkës ka kryer sot një aksion anti-terror në të gjithë vendin.
Ky aksion është realizuar duke u bazuar në dyshimet për sulme terroriste nga grupi militant islamik.
Operacioni ka qenë gjithëpërfshirës dhe i koordinuar.
Siç bën të ditur Associated Press janë arrestuar 20 persona.
Nuk jepen më shumë detaje lidhur me aksionin e zhvilluar.
Autoritetet daneze kanë raportuar se kanë parandaluar disa sulme ekstremiste vitet e fundit.