I rrethuar me policë, 18-vjeçari provon të arratiset nga tavani i gjykatës

I rrethuar me policë, 18-vjeçari provon të arratiset nga tavani i gjykatës

Bota December 12, 2019 - 10:12
Detajet

I rrethuar me policë, një 18-vjeçar rus ka tentuar të arratiset gjatë seancës gjyqësore nga tavani i gjykatës.

I riu akuzohet se vrau të motrën e tij. Ndërsa kishte dalë para një gjykate në Rusi, ai tentoi që të dilte nëpërmjet tavanit, në një kohë kur salla ishte plot me policë.

Kur policët e panë, e rrethuan atë, njëri filloi ta godiste me shkop gome, ndërsa tjetri i kapi këmbët.

Pavarësisht përpjekjeve, arratisja e tij dështoi. Videoja është publikuar në mediat në rusi, ndërsa nuk dihet ende kush e ka filmuar momentin.