Brenda laboratorit ku ndaj kafshëve kryhen eksperimente mizore dhe të tmerrshme

Brenda laboratorit ku ndaj kafshëve kryhen eksperimente mizore dhe të tmerrshme

Bota December 12, 2019 - 13:31
Detajet

Stafi i një firme laboratorike gjermane që u akuzua për kryerjen e eksperimenteve mizore mbi kafshët kanë pretenduar se atyre u është thënë të falsifikojnë testet – duke i bërë prezantuar kështu rezultate të tjera nga ato paraprake.

Punëtorët që punuan për firmën private të testimit LPT në dy kompanitë  në Gjermaninë veriore pohuan se menaxherët u thanë atyre të ndryshojnë të dhënat, të modifikojnë dozat dhe të zëvendësojnë kafshët e ngordhura me ato të gjalla, pa njoftuar klientët e kompanisë.

Miriam Staudte, një politikane e  Partisë së Gjelbër nga Hamburgu, tha që pretendimet hedhin në dyshim mbi të gjitha studimet nga ky operator.

Autoriteti i Mbrojtjes së Konsumatorëve të Hamburgut tani u ka bërë thirrje politikanëve të pezullojnë të gjitha licencat e testimit të kafshëve në LPT ndërsa zhvillohet një hetim.

Skandali rreth LPT u shpalos pasi një ish-punonjës shkrepi foto tmerruese dhe video të testimit.