SHBA-ja teston raketën balistike

SHBA-ja teston raketën balistike

Bota December 13, 2019 - 19:37
Detajet

Shtetet e Bashkuara kanë testuar një raketë të mesme balistike.

Kjo është prova e dytë në katër muajt e fundit, që kur Uashingtoni u tërhoq nga një traktat me Rusinë, i cili ndalonte testimin e raketave balistike.

Parlamenti rus më 18 qershor votoi për pezullimin e traktatit.

Shtetet e Bashkuara dhe NATO-ja e kanë akuzuar Rusinë për shkelje të paktit.

Departamenti i Mbrojtjes tha se lëshimi u bë nga Baza e Forcave Ajrore të Vandenbergut në veri-perëndim të Llos Angjellesit.

Raketa fluturoi më shumë se 500 kilometra para se të binte në një zonë të hapur të Oqeanit Paqësor.

Raketa të tilla mund të pajisen me armë bërthamore, kimike ose biologjike.

Rusia tha se është “alarmuar” nga testimi.

Deklarata u bë nga Vladimir Yermakov, kreu i departamentit të kontrollit të armëve në ministrinë e Jashtme ruse.

Testi i parë i SHBA-së ndodhi më 18 gusht. Ky veprim nxiti menjëherë reagimin e Moskës e cila e akuzoi Uashingtonin se po shkaktonte “tensione ushtarake”.