Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Australia pritet ta shënojë ditën më të nxehtë në histori

Australia pritet ta shënojë ditën më të nxehtë në histori

Bota December 14, 2019 - 09:10
Lajmet e fundit nga bota

Parashikuesit e motit kanë thënë se Australia mund ta përjetojë ditën më të nxehtë në histori të vet gjatë javës së ardhshme në kohën kur vala e temperaturave të larta, e cila e ka përfshirë pjesën perëndimore, pritet të zhvendoset edhe në lindje.

Pritet që temperatura të shkojë mbi 40 gradë në shumë zona duke nisur nga e mërkura e javës së ardhshme, njoftoi Byroja e Meteorologjisë.

Rekordi i deritashëm i temperaturës më të lartë në kontinentin e largët ishte shënuar më 2 janar të vitit 1960 në pjesën jugore të Australisë.

Autoritetet tashmë i kanë aktivizuar alarmet për rrezikun nga zjarret në pjesën perëndimore dhe në rajonin Queensland.

Javën e ardhshme, pritet që vapa ekstreme të mbretërojë në pjesët perëndimore dhe jugore. Temperatura në Adelaide pritet të shkojë në 40 gradë të martën, 41 gratë të enjten, ndërsa 42 të premten.

Diana Eadie, meteorologe australiane, tha: “Do të përjetojmë mot jashtëzakonisht të nxehtë gjatë javës së ardhshme. Ka mundësi që do të shënohen rekorde në disa rajone në pjesën jugore”.

Ndryshe, Australia është goditur nga moti i nxehtë dhe zjarret në natyrë para disa javësh. Disa persona kanë vdekur dhe qindra shtëpi janë shkatërruar nga zjarret e mëdha, shkruan “BBC”