Çifti i pedofilëve britanikë dënohet me burgim të gjatë

Çifti i pedofilëve britanikë dënohet me burgim të gjatë

Bota December 14, 2019 - 16:06
Detajet

Një çift britanik, i cili përbëhej nga një burrë dhe një grua pedofilë dhe të cilët i vinin në shënjestër fëmijët e vegjël, duke filluar nga ata të moshës njëvjeçare, është dënuar me burgim të përjetshëm, përkatësisht 10 vjet burgim nga organet e drejtësisë.

Mark Gable, 33 vjeç, u dënua me burgim të përjetshëm pasi policia gjeti video ku ky burrë shihej duke i sulmuar fëmijët dhe një foshnjë në shtëpinë e tyre në Colchester të rajonit Essex.

E dashura e tij, Jessica Fry, 27 vjeçe, u dënua me dhjetë vjet burgim pasi u pa në njërën prej videove të torturës ndaj fëmijëve dhe i kishte incizuar pamjet e tjera.

Çifti i pedofilëve u deklarua fajtor për ato që policia i përshkroi si krime të tmerrshme kundër fëmijëve të pambrojtur, përfshirë një foshnjë.

Sipas një hetuesi ligjor, këta dy persona janë individë të rrezikshëm që përdorin taktika të veçanta si pedofilë. Sipas tij, personat e dënuar kanë punuar së bashku jo vetëm për të abuzuar me fëmijët e vegjël, por edhe i kanë ruajtur ato vepra në video për t’u kënaqur më shumë me to.

Ai tha: “Krimet e tyre janë të tmerrshme. Ata paraqesin rrezik për publikun dhe jam i kënaqur që ndaj tyre u shqiptua dënim i konsiderueshëm”, shkruan “Daily Mail”, transmeton Gazeta Express.