Infektuar: 10795
Shëruar: 6411
Vdekur: 365
Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Një tërmet i fuqishëm godet Filipinet

Bota December 15, 2019 - 09:02
PAMJE

Një tërmet i fuqishëm ka goditur Filipinet.

Lëkundjet sizmike me magnitudë 6.8 ranë në ishullin e Mindanao-s, mëngjesin e kësaj të diele, rreth orës 2:12. Epiqendra ishte rreth 60 km në jug-perëndim të qytetit të Davao-s.

Tërmeti i fuqishëm ndodhi në një thellësi prej 28.2 km, sipas USGS.

Raportohet se nuk pati asnjë kërcënim për tsunami nga tërmeti në fjalë, që fillimisht u tha se ishte me magnitudë 6.9.

Videot e marra gjatë tërmetit u shpërndanë me shpejtësi në mediat sociale, megjithëse Reuters raportoi se nuk kishte raporte fillestare për dëme.