“Digjet” Australia, temperaturat shkojnë mbi 40 °C

“Digjet” Australia, temperaturat shkojnë mbi 40 °C

Bota December 15, 2019 - 15:41

Australia mund të përballet me ditë shumë të nxehta gjatë javës së ardhshme, kanë paralajmëruar sinoptikanët. Temperaturat pritet të kalojnë 40 gradë celcius duke filluar nga dita e mërkurë, thotë Byroja vendase e Meteorologjisë.

Rekordi më i madh i nxehtësisë ishte shënuar më 2 janar 1940 në jug të Australisë, ku temperatura arriti në 50.7 gradë celcius. Në perëndim të Australisë, temperaturat gjatë fundjavës kanë arritur në 41 gradë celcius.

“Jemi në pritje të një moti shumë të nxehtë gjatë javës që vjen, që mund të thejë rekorde për shumë rajone të Australisë”, tha meterologia Diana Eadie.

Temperatura të larta të ngjashme qenë shënuar edhe në 7 janar të vitit 2013, kur termometri shënoi 40.3 gradë celcius.