Mbyll vajzën e të dashurës në çantë dhe e fsheh në makinë, vogëlushja 1 vjeç gjen vdekjen

Mbyll vajzën e të dashurës në çantë dhe e fsheh në makinë, vogëlushja 1 vjeç gjen vdekjen

Bota January 18, 2020 - 09:00

27-vjeçari Trevor Rowe, akuzohet për vrasjen e vogëlushes 1-vjeçare Marion Jester-Montoya, duke e lënë të vdiste nga asfiksia brenda në makinë, jashtë zyrës së tij në Texas, SHBA.

Fillimisht Trevor e mori vogëlushen me vete në punë, ndërsa më pas e fshehu brenda një çante në makinë, ku e la për disa orë në diell.

Ai tregoi se shkoi që ta kontrollonte vogëlushen në pushimin e drekës së të mërkurës së 1 janarit dhe shpjegoi se e mitura kishte arritur të dilte nga çanta, por se ai e kishte futur sërish brenda.

“Merrte frymë lirisht, por qante”, tha ai. Rowe hëngri drekën në një fast food aty pranë duke e lënë vajzën sërish në çantë, ndërsa më tej kur në orën 17.00 doli nga puna, vogëlushen e gjeti të pajetë.

Pavarësisht tentativave për ti ardhur në ndihmë të miturës, vogëlushja u deklarua e vdekur, duke bërë që i riu të arrestohet.

Rowe, të cilit i ishte besuar e mitura nga nëna e saj, rrezikon dënimin me vdekje, ndërsa aktualisht ndodhet në burg.