Mizore: Nëna me kancer vret vajzën 9-vjeçare e më pas hidhet nga dritarja e katit të 8-të, la edhe shënimin e vetëvrasjes
Një nënë ka mbytur vajzën e saj dhe më pas është hedhur nga dritarja e katit të 8-të pasi pësoi një shqetësim mendor të fortë.
Maria Russkikh arriti t’i mbijetojë rënies dhe u dërgua në spitalin në qytetin e Novosibirsk të Siberisë.
Sipas mediave lokale, nëna e cila ishte diagnostikuar me kancer, fillimisht e dhunoi vajzën e saj dhe më pas e mbyti.
Pasi vrau veten 29-vjeçarja u hodh nga dritarja në përpjekje për të bërë vetëvrasje.
Ajo u gjet nga banorët e zonës e shtrirë në dëborë duke rënkuar nga dhimbjet.
“Gruaja ishte pothuajse e zhveshur. Këmbët dhe duart e saj ishin të mbuluara me gjak megjithëse nuk kishte plagë në trupin e saj,”– tha një dëshmitar.
Ndërsa më pas shtoi: “E pyeta çfarë ndodhi por nuk u përgjigj. Ajo vetëm më kërkoi ndihmë dhe më tha që nuk ndiente këmbët e duart.”
Pasi gruaja u dërgua me ambulancë në spital policia hyri në banesën e saj dhe gjeti vajzën 9-vjeçare të shtrirë të vdekur në një pellg gjaku pranë derës së përparme.
Ekzaminimi mjeko-ligjor zbuloi se fëmija ishte goditur në kokë me një objekt të rëndë përpara se të mbytej.
Ndërsa gjaku në trupin e Russkikh i përkiste vajzës së saj.
Nëna, e cila raportohet se vuan nga kanceri, la një shënim vdekjeje në apartament.
Sipas një burimi, në shënim shkruhej: “Nuk mund të jetoj më me këto dhimbje koke të padurueshme. Më fal.”
Në fund të letrës së saj Russkikh shkroi se ajo e donte shumë vajzën e saj.
Nëna tani ndodhet në spital, ku po kurohet për fraktura të shumta që mori për shkak të rënies.