Koronavirusi arrin në Evropë, konfirmohen dy raste në Francë

Koronavirusi arrin në Evropë, konfirmohen dy raste në Francë

Bota January 24, 2020 - 21:49

Dy raste të reja të koronavirusit kinez u konfirmuan në Francë, të parat në Evropë, njoftoi sot në mbrëmje ministri francez i Shëndetësisë, Agnes Buzyn.

“Rasti i parë ka të bëjë me një pacient të shtruar në një spital të Bordosë në jugperëndim të Francës dhe i dyti në Paris”, theksoi ministri në një konferencë shtypi duke shtuar se autoritetet po punonin për të parandaluar përhapjen e virusit./ATSH