Gjyqi për shkarkimin e Trumpit: Avokatët e presidentit paraqesin argumentet e para

Gjyqi për shkarkimin e Trumpit: Avokatët e presidentit paraqesin argumentet e para

Bota January 25, 2020 - 18:45

Avokatët e presidentit amerikan, Donald Trump filluan sot mbrojtjen e tyre në procesin e shkarkimit të presidentit të SHBA-së, para Senatit, tre ditë pas aktakuzës së demokratëve.

“Do  të shikoni që presidenti nuk ka bërë asgjë të keqe”, theksoi Pat Cipollone, avokat i Shtëpisë së Bardhë, i cili mori i pari fjalën gjatë një seance të jashtëzakonshme të organizuar sot.

Në një Senat të kontrolluar nga republikanët (53 vende nga 100), lirimi nga akuzat i miliarderit republikan është pak i dyshimtë.

Por, më pak se 300 ditë nga zgjedhjet presidenciale, debatet janë gjithashtu një betejë për opinionin publik.

Dy ditë më parë demokratët u bënë thirrje anëtarëve republikanë të Senatit që të kenë guximin për të kërkuar të vërtetën, në procesin e “impeachment” të presidentit Donald Trump, i akuzuar se ka dashur të mashtrojë, për të fituar një mandat të dytë në Shtëpinë e Bardhë.