Video shokuese nga Kina: Pacientja me koronavirusin përpëlitet në shtrat

Video shokuese nga Kina: Pacientja me koronavirusin përpëlitet në shtrat

Bota January 26, 2020 - 08:31
Virusi që ka shkaktuar derimë tani 54 viktima në Kinë

Virusi që ka shkaktuar derimë tani 54 viktima në Kinë, vijon që të jetë shqetësim në shumë vende të botës, për shkak të frikës së përhapjes së tij.

Në videon e mëposhtme, shihet momenti tronditës, sesi një person i prekur nga ky virus ka ethe të shumta, dhe përpëlitet në krevatin e spitalit.

Në pamjet 15 sekondëshe, që po qarkullojnë në Twitter, një grua mund të shihet duke mbajtur kokën e një pacienteje e cila është fshehur nën një batanije.

Të tjerët që mbajnë maska ëmbrojtëse mund të shihen duke parë me tmerr ndërsa personi i padukshëm dridhet nga koka te këmbët.

Mësohet se vendasve në Wuhan u është thënë se duhet të presin për disa ditë, në mënyrë që t’iu bëhen analizat nëse janë të prekur nga ky virus.

Rrugët e qytetit me 11 milionë njerëz janë shkretuar, ndërsa shumë njerëz raportohet të kenë kaluar në gjendje paniku, si pasojë e pritjes së gjatë për të ditur fatin e tyre.

Lajmi tronditës vjen nga ata që kanë mbetur të bllokuar në qytetin e shkatërruar ku rrugët janë boshatisur nga njerëzit.

Një banore, 36 vjeç, tha se ajo e kishte kaluar javën që shkoi duke marrë burrin e saj të sëmurë nga një spital në një tjetër në një përpjekje të dëshpëruar për ti bërë atij testin e virusit.

“Nuk e di nëse do të jetojmë të dy për të parë vitin e ri”, shprehej ajo.

Më parë presidenti i Kinës paralajmëroi për një “situatë të rëndë”, pasi ai zbuloi se virusi vrasës tani “po përshpejtonte shpejtësinë e tij të përhapjes”.

Xi Jinping zhvilloi një takim të veçantë qeveritar për të diskutuar përhapjen e virusit që tashmë ka vrarë 54 njerëz dhe ka infektuar më shumë se 1.600 globalisht.