Arma shkrepet aksidentalisht, babë e bir plagosen në kokë teksa ishin duke luajtur

Arma shkrepet aksidentalisht, babë e bir plagosen në kokë teksa ishin duke luajtur

Bota January 26, 2020 - 08:54
Babai i pakujdesshëm po luante me armë me djalin 4-vjeçar

Një djalë 4-vjeçar dhe babai i tij të dy u qëlluan në kokë pasi arma e fshehur e burrit u shkarkua aksidentalisht ndërsa ata të dy ishin duke luajtur në Bloomington, Indiana.

Djali 4-vjeçari mbetet në gjendje kritike në një spital për fëmijë në Bloomington, ndërsa babai i tij ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas policisë ngjarja e rëndë ka ndodhur në shtëpinë e tyre në Bloomington, Indiana, kur arma e 36-vjeçarit goditi babë e bir në kokë.

Sipas Këshillit Kombëtar të Sigurisë vdekjet aksidentale me armë përbëjnë 1% të vdekjeve të përgjithshme në SHBA. Në vitin 2017, kishte 486 vdekje aksidentale me armë.