A mund të infektoheni me virusin përmes porosisë nga AliExpress?

A mund të infektoheni me virusin përmes porosisë nga AliExpress?

Bota January 26, 2020 - 15:46
Detajet

Autoritetet shëndetësore kineze kanë raportuar se shpërthimi ndërkombëtar i sëmundjes së frymëmarrjes të shkaktuar nga koronavirusi ka vrarë mbi 70 njerëz dhe ka prekur të paktën 1.500 të tjerë.

Përhapja vdekjeprurëse filloi në qytetin Wuhan, Kinë, në një treg që shiste shpendë të gjallë, ushqim deti dhe kafshë të egra. Tani virusi është shfaqur në Japoni, Korenë e Jugut, Tajlandë, Singapor, Tajvan, Vietnam, Nepal, Francë, Australi dhe madje edhe Shtetet e Bashkuara. Hetuesit në vende të tjera, përfshirë Pakistanin dhe disa shtete amerikane, po vlerësojnë rastet e mundshme të infektimit.

Zyrtarët në Kinë kanë mbyllur lidhjet e transportit nga dhe brenda Wuhan-it dhe qyteteve të tjera të prekura nga virusi. Masa ishte një përshkallëzim domethënës në përpjekjet e vendit për të lokalizuar virusin pasi miliona qytetar u nisën për udhëtime pushimesh për Vitin e Ri Lunar.

A ËSHTË RREZIK BLERJA E SENDEVE NGA ALIEXPRESS?

Me lajmin e shpërthimit të përhapjes së virusit, njerëzit po shikojnë si të zvogëlojnë rrezikun e infektimit për të mbrojtur veten dhe të dashurit e tyre. Shumë njerëz kanë pyetur se a mund të jenë në për shkak të porositjes së sendeve nga gjigandi i blerjeve në internet, AliExpress.

Themeluar nga Grupi Alibaba në 2010, AliExpress është një treg elektronik ku marrin pjesë bizneset e vogla nga Kina dhe vende të tjera, që ofrojnë produkte për blerësit ndërkombëtarë në internet.

Por nëse porosisni sende nga Kina, a mund të jeni në rrezik që me porosi t’ju vij edhe virusi vdekjeprurës?

Përgjigja është jo. Sipas epideniologëve, siç raporton Engnews24, arritja e porosisë nga AliExpress zgjat disa javë, dhe virusi nuk mund të mbijetojë kaq gjatë. Gjatësia e kohës që mbijeton virusi varet kryesisht nga kushtet në të cilët ndodhet – pra, nëse vendi ka lagështi, është i errët dhe në çfarë sipërfaqe gjindet. Sa për informatë, virusët mund të mbijetojnë më lehtë në plastikë sesa në metal.

Në rastin e këtij virusi, jetëgjatësia kur është infektues është çështje orësh – pra, mund të mbijetojë për disa orë në një sipërfaqe, por jo për disa ditë. Pra, për porosi të zakonshme në Aliexpress që marrim 30-45 ditë për të ardhur, gjasat për infektim me virus janë pothuajse inekzistente. Por, shanset rriten nëse paguani extra për të marrë porosinë më shpejtë. Në këtë rast, shanset rriten që ju të mund të infektoheni.