Prej nesër në RMV do të fillojë aplikimi i masave parandaluese kundër korona virusit

Prej nesër në RMV do të fillojë aplikimi i masave parandaluese kundër korona virusit

Bota January 26, 2020 - 16:04
S’ka vend për panik nga koronavirusi, mirëpo do të ndërmerren masa parandaluese, të cilat do të hynë në fuqi prej nesër.

Të gjithë pasagjerët në fluturimet nga Stambolli dhe Dubai, të cilët kanë lidhje me rajonin në Kinë ku është qendra e këtij virusi, do të skanohen me kamerë termale, bëri të ditur ministri i shëndetësisë, Venko Filipçe, në emër të Komisionit për sëmundje ngjitëse, njofton Portalb.mk.

“Komisioni për sëmundje ngjitëse, me rastin e rekomandimeve të reja të Organizatës botërore të shëndetësisë për përhapjen e koronavirusit, konstatoi që s’ka vend për panik. Ne s’kemi komunikim të drejtpërdrejtë dhe fluturime të drejtpërdrejta me këtë rajon, që donë të thotë që njerëzit të cilët eventualisht do të vinin prej atje veç më janë të skanuar disa herë në aeroportet tjera”, deklaroi Filipçe.

Në aeroport do të angazhohen edhe ekipe mjekësore të cilat do të bëjnë kontrolle. Duke pasur parasysh që është sezon i gripit, priten edhe shumë rezultate të rrejshme pozitive dhe ato do të lëshohen në mjekim shtëpiak. Për njerëzit, pacientë potencial, që vijnë nga rajoni i Kinës dhe veçanërisht nga Vuhani, e te të cilët mund të shfaqen simptome, prej nesër do të publikohet numër telefonik në të cilin ata do të mund të lajmërohen për të qenë më marrë udhëzime të mëtejshme ku të paraqiten në sistemin tonë shëndetësor, që të mos paraqiten te mjekët amë dhe në ambulanca me qëllim ai virus, nëse ekziston, të mos përhapet. Të gjithë pacientët tjerë të cilët kanë simptome do ta ndjekin procesin normal nga mjeku amë drejt Klinikës për Sëmundje Infektive.

Doktor Zharko Karaxhoski, anëtar i Komisionit, sqaroi që tek ata tek të cilët do të ketë dyshime për temperaturë më të lartë, do të kenë trajtim të posaçëm, përkatësisht ekip nga aeroporti do t’i intervistojë me veshmbathje mbrojtëse, nëse vijnë nga Vuhani ose rrethina dhe nëse vërtetohet se kanë çfarëdo simptomatologjie do të udhëzohen për në shtëpi, por do t’u jepet numër telefonik dhe nëse kanë çfarë do rritje të simptomatologjisë të sëmundjes respiratore, do të duhet të paraqiten.

Karaxhoski siguron që për momentin nuk ka nevojë për panik.

“Në asnjë shtet në Ballkan nuk ka informata që ka të sëmurë nga kjo sëmundje, kurse ngjashëm me shtetet tjera, të cilat përgatiten për këtë, edhe ne i bëjnë të njëjtat përgatitje dhe jemi në rrjedhë sikur gjithë të tjerët”, ka thënë ai.