Kanada konfirmon rastin e parë me koronavirus

Kanada konfirmon rastin e parë me koronavirus

Bota January 26, 2020 - 16:42
Pacienti kishte udhëtuar për në Toronto, nga Wuhan i Kinës ku është qendra e zhvillimit të kësaj sëmundje.

Në Kanada është konfirmuar rasti i parë i “supozuar” me coronavirusin e rrezikshëm, që deri më tani ka vrarë 56 njerëz në Kinës, ndërsa është shënuar edhe në Shtetet e Bashkuara dhe Evropë.

Deri më tani, ende nuk dihen shumë detaje, por zyrtarët shëndetësorë thanë që një burrë në të 50-at udhëtoi për në Toronto nga Wuhan.

Pacienti është në izolim, në gjendje të qëndrueshme në një spital të Torontos, thanë zyrtarët shëndetësorë në një konferencë shtypi, vetëm disa orë pasi pacienti u dërgua në spital.

Ministrja e Shëndetësisë në Ontario, Christine Elliott tha se “të gjitha sistemet e qeverisjes po punojnë së bashku, për të mbrojtur të gjithë kanadezët”, nga virusi i ngjashëm me gripin.