Lajme të këqija nga Kina – virusi vdekjeprurës mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat

Lajme të këqija nga Kina – virusi vdekjeprurës mund të përhapet përpara se të shfaqen simptomat

Bota January 26, 2020 - 17:43
Ekzistojnë shqetësime në rritje për përhapjen e virusit pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Kinez, i cili filloi të premten.

Të paktën 56 njerëz kanë vdekur nga një coronavirus i ri në Kinë pas një shpërthimi në qytetin qendror të Wuhan, duke detyruar një bllokim të qeverisë në më shumë se një duzinë qytetesh me një popullsi prej afërsisht 60 milionë njerëz.

Ekzistojnë shqetësime në rritje për përhapjen e virusit pasi qindra miliona njerëz udhëtojnë për festimet e Vitit të Ri Kinez, i cili filloi të premten.

or një lajm jo i mirë vjen nga ministri i Shëndetësisë i Kinës, Ma Xiaowei.

Mediat madie e kanë vlerësuar si lajm tepër shqetësues atë që u dha nga ministri kinez, siupas të cilit njerëzit mund ta përhapin virusin, përpara se të shfaqnin simptoma.

Ky lajm në Shtetet e Bashkuara gjithashtu u prit me shqetësim.

Një këshilltar veteran për një agjenci shëndetësore në SHBA e quajti lajmin një ‘ndërrim të lojës’, transmeton Telegrafi.

“Kur e dëgjova këtë, mendova, oh Zot, kjo është më keq sesa e parashikuam. Do të thotë që infeksioni është shumë më ngjitës sesa menduam fillimisht”, tha Dr. William Schaffner, këshilltar në Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve.

Schaffner shtoi se kjo pjesë e re e informacionit vuri në pikëpyetje praktikat e tanishme amerikane për përmbajtjen e virusit, në mënyrë që të mos përhapet përtej tre rasteve që janë shfaqur tashmë në shtetet Uashington, Kaliforni dhe Illinois.

Schaffner, një ekspert i sëmundjes infektive në Qendrën Mjekësore Universitare Vanderbilt tha se nëse Ministri i Shëndetësisë së Kinës Ma është i saktë, “ne do të duhet të rivlerësojmë strategjinë tonë, kjo është e sigurt”.

Nëse po, dhe informacioni rreth këtij virusi po zhvillohet vazhdimisht – për rreth dy javë, njerëzit që nuk e dinë as që janë të sëmurë mund të përhapin virusin, i cili ka vrarë më shumë se 50 njerëz në Kinë dhe ka infektuar mijëra të tjerë.

Sëmundja është përhapur deri në Francë, Kanada dhe SHBA, e cila tani ka tre raste në Kaliforni, shtetin Uashington dhe Illinois.