“Nuk mundem më”: Qëndroi pa gjumë për të trajtuar pacientët me coronavirus – mjekja dorëzohet dhe shpërthen në lot

“Nuk mundem më”: Qëndroi pa gjumë për të trajtuar pacientët me coronavirus – mjekja dorëzohet dhe shpërthen në lot

Bota January 27, 2020 - 19:35

Disa pamje që po qarkullojnë në mediat botërore thuhet se tregojnë një punëtore mjekësore në Kinë duke qarë dhe duke bërtitur ‘Unë nuk mundem më’ pas punës ditë dhe natë, për të trajtuar pacientët me coronavirus.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, videoja është bërë në një spital në Wuhan dhe kap një mjeke të rraskapitur që ishte dorëzuar nga lodhja.

Ndërkohë thuhet se një video e veçantë, e postuar nga një përdorues i mediave sociale i quajtur ‘Jing Tang’, synon të tregojë një mjek që bërtet në menaxherin e një spitali përmes telefonit.

Në video, e cila gjithashtu mbetet e pa verifikuar, burri është parë duke u ankuar në menaxherin për mos ndihmë në kurimin e pacientëve të infektuar nga virusi vdekjeprurës.

Ndryshe, epidemia e coronavirusit ka vrarë të paktën 82 njerëz – të gjithë në Kinë – dhe supozohet se ka prekur më shumë se 2.890 të tjerë.

Kriza shëndetësore ka bërë që autoritetet “të vendosin në karantinë” të paktën 56 milionë njerëz që jetojnë në provincën Hubei qendrore të Kinës dhe të anulojnë festimet e Vitit të Ri Lunar në të gjithë vendin.

Pas shpërthimit, shkencëtarët kanë frikë se më shumë se 100,000 njerëz mund të jenë infektuar tashmë, në mënyrë të konsiderueshme më shumë sesa numri zyrtar.