Hapet spitali i parë për koronavirusin në Kinë, ka 1000 shtretër dhe u ndërtua brenda dy ditësh

Hapet spitali i parë për koronavirusin në Kinë, ka 1000 shtretër dhe u ndërtua brenda dy ditësh

Bota January 29, 2020 - 11:38

Është hapur spitali i parë për koronavirus në Kinë, pas një punë dyditore nga punëtorë vullnetarë.

Spitali ka 1000 shtretër dhe to të jetë në funksion të personave të infektuar me virusin vdekjeprurës, i cili deri më tani ka shkaktuar 132 të vdekur rreth 6 000 raste janë konfirmuar si të infektuar dhe rreth 10 000 janë raste e dyshuara.

Grupi i parë i pacientëve me koronavirus u transferua në Qendrën Mjekësore Rajonale Mountain Dabie Mountain rreth orës 10:30 pasdite me kohën lokale, raportojnë media lokale, transmeton Shekulli.

Projekti u përfundua brenda 48 orëve dhe kjo falë përpjekjes së përbashkët të stafit të firmave të ndërtimit, ndërmarrjeve të shërbimeve dhe policëve, thanë autoritetet e qytetit, transmeton Shekulli raportimet.

Godina e spitalit në Huangzhou fillimisht u ndërtua si një degë e re e Spitalit Qendror Huanggang dhe pritej të hapej në maj.

Por ditën e premte autoritetet lokale urdhëruan që ndërtesa, e cila ishte tashmë e gatshme por e zbrazët të vihej në funksion të personave të infektuar me koronavirus.

Punimet për rindërtimin e saj filluan të shtunën, ndërsa të hënën ajo u përfundua, ku 1000 shtretërit, uji, energjia elektrike dhe interneti u vendosën nga vullnetarët.

Ndërsa një tjetër spital pritet të hapet në Kinë për koronavirus-in, ai po ndërtohet nga e para dhe autoritete kanë premtuar se godina do të ketë përfunduar më 2 shkurt.