OBSH: Nuk ka rritje të koronavirusit jashtë Kinës

OBSH: Nuk ka rritje të koronavirusit jashtë Kinës

Bota February 14, 2020 - 09:04

Rastet e koronavirusit nuk po rriten në mënyrë dramatike jashtë Kinës, pavarësisht një rritjeje të madhe në provincën Hubei, thotë Organizata Botërore e Shëndetit (OBSH).

Gjithashtu nuk pati ndonjë ndryshim të madh në modelin e vdekshmërisë ose ashpërsisë së koronavirusit, sipas OBSH.

Shifrat e fundit tregojnë 121 vdekje të reja në Kinë, duke e çuar totalin në 1.380.

Infeksionet totale u rritën me 5,090 në 55,748 raste në 13 shkurt, tha të premten Komisioni Kombëtar i Shëndetësisë.

Shifrat e fundit nga Hubei regjistruan 116 vdekje dhe 4,823 raste të reja. Kjo është një rritje më e vogël se një ditë më parë kur pati një rritjeme 240 vdekje të reja dhe afro 15,000 raste të reja.

“Kjo nuk paraqet një ndryshim të rëndësishëm në trajektoren e shpërthimit”, , tha Mike Ryan, kreu i programit të urgjencave shëndetësore të OBSH-së.