Itali: Shkon në 132 numri i të infektuarve – 50 mijë persona në karantinë, izolohen 11 komuna

Itali: Shkon në 132 numri i të infektuarve – 50 mijë persona në karantinë, izolohen 11 komuna

Bota February 23, 2020 - 13:24

132 persona rezultojnë aktualisht të infektuar me koronavirus në Italinë fqinje, ku vetëm në Lombardi regjistrohen 89 raste.

Nisur nga çfarë raportojnë mediat italiane, një shtetrrethim i vërtetë duket se po ndodh në veriun e vendit, ku mbi 50 mijë persona gjenden në karantinë si dhe 11 komuna tashmë janë izoluar totalisht.

Pika kontrolli përreth vendeve të prekura nga virusi për të mos lejuar banorët të largohen; korridore “sterile” për të lejuar hyrjen e ushqimit dhe ilaçeve, duke i garantuar kështu qytetarëve furnizimin e mallrave thelbësorë; kush nuk i bindet urdhrit për të mos lëvizur nga të ashtuquajturat “vatra infektimi”, rrezikon arrestimin deri në tre muaj: këto janë disa prej masave ekstreme që Italia po merr në përpjekjet për frenimin e përhapjes së koronavirusit, rastet e prekura prej të cilit po shfaqen me një shpejtësi marramendëse.

Hapat e marra prej autoriteteve italiane, që synojnë kufizimin e transmetimit të virusit, parashikojnë deri edhe përdorimin e ushtrisë, ashtu siç ndodh për parandalimin e veprimeve terroriste. Ato vetë e pranojnë se “pezullimi i të drejtave të lëvizjes së lirë të personave”, por e konsiderojnë të nevojshme kur nuk ka mënyra të tjera për të ndaluar përhapjen e një epidemie. Ky është “ modeli Wuhan”

Modeli “Wuhan”, nga emri i qytetit kinez ku u zhvillua për herë të parë koronavirusi dhe ku një regjim mbikëqyrjeje shumë i rreptë është akoma në fuqi.

“Zonat e kuqe” (zona izolimi)

Rrugët e hyrjes kontrollohen nga makina të policisë dhe karabinierëve në mënyrë që askush të mos arrijë të largohet, përveç rasteve të veçanta që duhet të autorizohen posaçërisht nga prefekti. Në fazën e parë, “kordoni” i sigurisë do të ngrihet rreth atyre komunave, ku aktivitetet publike janë pezulluar tashmë, si shkollat ëdhe zyrat janë mbyllur./TCH