Ndërron jetë ministri i financave Thomas Schäfer

Ndërron jetë ministri i financave Thomas Schäfer

Bota March 28, 2020 - 22:29

Ministri i financave nga partia (CDU) Thomas Schäfer ka ndërruar jetë. 

Ai është gjetur i vdekur të shtunën në mëngjes në shinat e trenit afër Hochheim të Hessen.

Hetuesit kanë supozuar që është vetëvrasje.

Në mbrëmje, prokurori dhe policia në Wiesbaden publikuan lajmin për vdekjen e 54-vjeçarit.  

"Për shkak të dëmtimeve, identiteti i burrit nuk mund të përcaktohej menjëherë," thuhej në njoftim, transmeton Zëri.info.  

 Pas hetimeve u kuptua se njeriu i vdekur ishte Thomas Schäfer.  

"Për shkak të rrethanave të përgjithshme dhe duke marrë parasysh të afërmit, ne kërkojmë që të përmbaheni nga bërja e pyetjeve në lidhje me këtë raport. Prokurori publik Wiesbaden dhe selia e policisë në perëndim të Hessen, pra nuk do të japin asnjë informacion të mëtejshëm për çështjen në këtë kohë", përfundon njoftimi. /Zëri