SHBA, më shumë viktima nga COVID-19 sesa nga sulmet e 11 Shtatorit

SHBA, më shumë viktima nga COVID-19 sesa nga sulmet e 11 Shtatorit

Bota March 31, 2020 - 22:02

Numri i viktimave në SHBA i kaloi të 3 mijtët ditën e sotme duke lënë pas numrin e njerëzve të cilët vdiqën gjatë sulmeve terroriste të 11 shtatorit.

COVID-19 ka vrarë të paktën 3170 amerikanë, duke kaluar kështu numrin e viktimave (2977) të vrarë në World Trade Center, Pentagon, dhe në katër aeroplanë të rrëmbyer më 11 shtator, referuar universitetit “John Hopkins”

Sulmet terroriste më 11 shtator kanë qenë më vdekjeprurësit në SHBA që kur japonezët vranë 2403 amerikanë në bazën e Pearl Harbour-it në vitin 1941.

Madje numri i viktimave nga koronavirusi është më i madh se ai i viktimave për shkak të hurrikanit Maria, në vitin 2017, ku u vranë 2975 persona në Puerto Riko dhe Ishujt Virxhin.

Deri më tani, numri më i madh i vdekjeve është në shtetet e Nju Jorkut, Nju Xhersit dhe Uashingtonit, ndërsa në Hauai dhe Ujoming nuk janë raportuar viktima.