Ja momenit kur avioni rus me ndihma zbarkon në SHBA

Ja momenit kur avioni rus me ndihma zbarkon në SHBA

Bota April 02, 2020 - 08:35

Disa orë pasi Presidenti Donald Trump paralajmëroi amerikanët të përgatiten për një javë tragjike nga koronavirusi, një avion i forcave ajrore ruse zbarkoi në Nju Jork.

Dorëzimi i ndihmave erdhi pas bisedës së Trump me homologun e tij, Vladimir Putin. 60 tonë pajisje mjekësore kanë mbërritur dje në SHBA, si “dhuratë” nga lideri rus.

“Rusia na dërgoi një numër të madh pajisjesh mjekësore. Kjo është e jashtëzakonshme”, njoftoi Trump.

Shtetet e Bashkuara kanë tejkaluar shifrën e 200,000 personave të infektuar me koronavirusin e ri, sipas të dhënave të Universitetit Johns Hopkins.

Kjo pandemi ka marrë jetët e të paktën 4,475 personave në SHBA.

Nju Jorku përbën epiqendrën e përhapjes së virusit në territorin amerikan, pasi aty është raportuar për të paktën 1,900 të vdekur, ka thënë guvernatori, Andrew Cuomo.

Image

Image