Edi Rama publikon pamjet nga New Yorku ku morgu nuk po ka më vend për viktimat e COVID-19

Edi Rama publikon pamjet nga New Yorku ku morgu nuk po ka më vend për viktimat e COVID-19

Bota April 02, 2020 - 17:19

Kryeministri Edi Rama ka publikuar një video të agjencisë së lajmeve “The Independent”, e cila tregon momentet kur trupat e viktimave nga Covid-19 në Bruklin transportohen me vinç në një kamion frigorifer sepse në morgun e spitalit nuk kishte më vend.

Ndërsa Rama nuk ka bërë asnjë koment për këtë video, në të thuhet:

“Ndërsa rritet numri i viktimave në qytetin e Nju Jorkut, për shkak të Covid-19, disa spitale kanë marrë masa të dëshpëruara për të përballuar dallgën e egër.

Trupat e viktimave të Covid-10 janë parë duke u ngarkuar në një kamion frigoriferë duke përdorur një vinç, jashtë Qendrës Spitalore të Bruklinit këtë fundjavë.

Arsyeja sipas agjencisë së lajmeve britanike “The Independent” për përdorimin e këtyre kamionëve ishte pamundësia e spitaleve për të mbajtur numrin e shtuar të kufomave në morgun e tyre“.

 

ë PA KOMENT

Posted by Edi Rama on Thursday, April 2, 2020