Arrinë në 1 milion numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë

Arrinë në 1 milion numri i të infektuarve nga koronavirusi në botë

Bota April 02, 2020 - 20:51

Sonte janë shënuar më shumë se një milion raste me koronavirus në botë.

Sipas faqes online ëorldometers.info që raporton për rastet e koronavirusit nga e gjithë bota, tashmë numri i të infektuarve me COVID-19, ka kaluar shifrën mbi një milion, kurse janë shënuar mbi 50 mijë viktima dhe mbi 200 mijë të shëruar, raporton Zëri.info

Shteti me numrin më të madh të të infektuarve është SHBA me mbi 235 mijë raste, kurse shteti me më së shumti viktima deri tani është Italia me 13 mijë viktima, e pasuar nga Spanja me 10 mijë.

Aktualisht në Kosovë janë konfirmuar 126 raste të infektuara me koronavirus, prej të cilave 10 tashmë janë shëruar dhe një person ka vdekur./ZERI

Image

Image