Alarmante gjendja me COVID-19 në Serbi: Konfirmohen 1171 raste dhe 31 të vdekur deri tani

Alarmante gjendja me COVID-19 në Serbi: Konfirmohen 1171 raste dhe 31 të vdekur deri tani

Bota April 03, 2020 - 09:54

Në 24 orët e fundit në Serbi kanë vdekur tre persona nga COVID-19 dhe deri në orën 15:00 të 2 prillit janë regjistruar 1171 raste të të infektuarve me koronavirusin e ri SARS-CoV-2

Të vdekurit ishin dy burra dhe një grua. Mesatarja e moshës, njoftojnë mediet serbe, ishte 58.7 vjeç, e pandryshueshme nga rastet e mëparshme. Të tria rastet kishin sëmundje paraprake, që kishin kontribuar në fatalitetin e tyre.

Nga raporti i fundit, janë testuar 637 persona në Serbi, prej të cilëve 111 kanë rezultuar pozitivë me infektim me koronavirusin e ri.

Deri tani në Serbi janë shtrirë 783 pacientë, ndërsa 81 prej tyre janë vendosur në respirator.